Durrës, aksidentohet për vdekje një 67-vjeçar

Një 67-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e së enjtes pranë stacionit të trenit në Durrës.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 960 GX, me drejtues shtetasin Enea Huta, banues në Durrës, ka përplasur për vdekje shtetasin Hekuran Beqja, 67 vjeç.

Viktima ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë, kur është përplasur nga mjeti tip “Benz” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet policore bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Top Channel

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?