Durrës dhe Tiranë, 21 të lënduar në spitale
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i mori jetën 51 personave por la edhe qindra të plagosur. Në spitalin Ushtarak në Tiranë, ku në fillim pas gjendje së rëndë që shkaktoi tërmeti me magnitudë 6.4 u paraqitën 463 persona, 43 prej të cilëve u shtruan, tani ka vetëm 18 të lënduar por që janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, tre të tjerë janë dërguar në Itali, Ramë Lala, një anëtar nga familja Cara dhe Marlin Shkodra por dhe këta janë jashtë rrezikut. Mjekët thonë se ata që mund vijnë tani kanë vetëm trauma psikologjike.
Në Durrës, aty ku bilanci është tragjik, ka një lajm të mirë. Doktori Elton Bodlli thotë se gjendja në spital tashmë është drejt normalitetit. Sipas tij, në spital po vijnë personat që kanë ankth, hipertension, marrje fryme.
”Në spitalin e Durrës aktualisht janë vetëm tre persona që u lënduan nga tërmeti dhe që marrin mjekim. Ishte një natë e tmerrshme, pati dyndje të mëdha, ishim të papërgatitur sepse s’kemi hasur situata të tilla sidomos në atë ore. Njerëzit ishin të trembur kishin panik nuk merrej vesh çfarë po ndodhte, ditët e para ishin shumë të ngarkuara pasi vazhdonin të vinin njerëz, shumë prej tyre ishin të traumatizuar. Edhe me familjet tona harruam ku i kishim. Tani është normalizuar gjendja. Tani vijnë ata që kanë ankth, hipertension, marrje fryme”.
KOHA JONË SONDAZH

