Durrës, dhunohet sekretarja e qendrës së votimit, dërgohet në spital

 

Merene Agalliu, sekretare e një qendre votimi dhe bashkëshortja e kryetarit të Seksionit nr 6 të Partisë Demokratike të degës së Durrësit është dhunuar në mënyrë barbare. Partia Demokratike deklaroi se persona të paidentifikuar kanë sulmuar fizikisht aktivisten e Partisë Demokratike duke i thënë: “Tani voto PD-në”. Më pas e kanë dhunuar rëndë fizikisht. Aktivistja u dërgua në spital në një gjendje të rëndë. Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi e dënoi ashpër këtë ngjarje dhe i bëri thirrje kandidatit Dako të tërhiqet nga dhunimi i aktivistëve të PD-së.

SHKARKO APP