Durrës, gjendet pas 26 orësh e mitura
Policia e Durrësit ka njoftuar se është bërë e mundur gjetja e vajzës 12-vjeçare që ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme.
Lajmi për zhdukjen e të miturës u publikua paraditen e sotme në media, ndërsa pas 26 orësh, vajza është gjetur në ambientet pranë pallatit të sportit, në qytetin bregdetar.
Aktualisht 12-vjeçarja është duke u marrë në pyetje nga policia, në praninë edhe të psikologes e familjarëve të saj, për të hedhur dritë mbi zhdukjen disa orëshe të saj.
KOHA JONË SONDAZH

