Durrës, investimi në rrjetin 110kV, OST stakon nesër furnizimin në disa zona

Me kërkesë të OST në datën 7 korrik është planifikuar të kryhen testime në traktin 110 kV të linjës Rrashbull – Sallmone (Sukth), me qëllim integrimin e saj në SCADA në NST Rrashbull.

OST thekson se këto punime kanë rëndësi për pasi me përfshirjen në SCADA ku monitorohet online rrjeti i shpërndarjes, do të bëhet i mundur evidentimi dhe eliminimi në kohë sa më të shpejtë i defekteve.

Duke qenë se kjo linjë furnizon me energji Gjirin e Lalzit janë marrë të gjitha masat që punimet të mbyllen brenda afatit të kërkuar nga OST.

Remonti do të kryhet në intervalin kohor 06:00-14:00 dhe pa energji do të mbeten këto zona në Shijak e Durrës, Shijak, Breg Lumi, Ferme Sukth,, “4 Rrugët”, bizneset gjate autostradës Maminas – Shijak, Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura, Shenavlash dhe “Kompleksi Gjoka”

SHKARKO APP