Durrës, markata pa çati
Prezantimi i produkteve bujqësore dhe jo vetëm bëhet në treg. Për këtë arsye në çdo qytet ka një treg ushqimor ku sipas standardit ai duhet të jetë i izoluar, i pastër dhe me çati. E jo siç është qyteti i Durrësit, ku çatia është një copëz plastmasi e vendosur nga vetë tregtarët. Nëse bashkia duhet të kujdeset për infrastrukturën e tregut ushqimor, tregtarët duhet të bëjnë kujdes me mënyrën se si i shesin produktet ushqimore. Për shembull bizelet e ngrira, ulliri, nënproduktet e qumështit ato nuk duhet të shiten në ambient të hapur.
Kavajë
Sigurinë ushqimore nuk duhet ta kërkojmë vetëm tek cilësia e produktit, por edhe tek mënyra se si tregtohet. Në këtë qytet nuk ka një treg ushqimorë, për këtë arsye produktet ushqimore shiten në trotuarë ose pranë disa tezgave të improvizuara, ku produktet ushqimore si ulliri apo turshit shiten në ambient të jashtëm.
Fier
Ndryshe nga qyteti i Durrësit dhe Kavajës, Fieri e ka një treg. Në katin e parë shitet mishi dhe nënproduktet e qumështit, ndërsa në katin e dytë shiten perimet dhe zarzavatet. Ajo që vumë re ne është se djathi, gjiza, gjalpi nuk tregtohen në kushte frigoriferike ashtu sic e kërkon standardi. Në qoftë se një inspektorë i AKU-së do të kalonte në këtë treg e para gjë do të bëntë do të ishte informimi se si tregtarët duhet të shesin këto produkte. Pasi kështu siguron shëndetin e konsumatorit.
KOHA JONË SONDAZH

