Durrës, parkon makinën pranë shinave dhe ulet për kafe, vjen treni dhe… (FOTO)
Aktualitet E Enjte, 29 Korrik 2021 07:29
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku treni ka marrë para një automjet.
Ngjarja në fjalë ndodhi paraditen e sotme në Urën e Dajlanit në qytetin bregdetar. Mësohet se pronari kishte parkuar mjetin pranë shinave të trenit dhe ishte ulur në një lokal për të konsumuar një kafe, ndërsa nuk e kishte menduar se do të kalonte treni.
LSA ka siguruar një foto ku shihet mjeti i dëmtuar.

KOHA JONË SONDAZH

