Durrës, pas videos pezullohet polici “simpatik”!

 

Pas videos së publikuar në mediat online dhe rrjetet sociale ku shfaqej një punonjës policie në mungesë të plotë të etikës kundrejt një drejtuesi mjeti, policia e Durrësit ka vendosur sot ta pezullojë atë pezulluar nga detyra.

Në njoftimin e policisë thuhet se efektivi Hariz Sevdari nuk ka respektuar procedurat ligjore që i takonin si agjent verifikues në seksionin e Qarkullimit. Ai shihej duke pirë cigare  në momentin e kontrollit të një automjeti, duke mos shfaqur asnjë interes për dokumentacionin, çka video tërhoqi vëmendje në rrjetet sociale.    

Ishin të shumtë ata që e konsideruan "simpatik" për nga mënyra sesi e kryente detyrë polici në fjalë.

Pasi u konstatua shkelja në detyrë ndaj punonjësit të policisë u mor masa e pezullimit nga puna.

SHKARKO APP