Durrës/ PD e LSI rrëzojnë për herë të dytë Dakon për taksën e pronës

Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli Bashkiak Durrës ka futur si shtesë në rendin e ditës projektvendimin e taksës së banesës. Ky projektvendim ishte shtyrë herën e kaluar, pasi nuk u miratua as nga PD e as nga LSI. Edhe këtë radhë opozita është shprehur kundër këtij projektvendimi duke e rrëzuar atë për herë të dytë.

Debatet:
Armand Teliti nga PD: Pse na ka ardhur me rritje taksa e pasurisë per muajin Prill në faturën e ujit te pijshëm?

Drejtori i Ujësjellësit: Janë faturuar tre muaj bashkë. Taksa e pasurisë është llogaritur 4 muaj me ligjin e vjetër e 9 muaj me ligjin e ri. Ka ulje e jo rritje. Bashkia favorizon te gjitha shtresat në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Armand Teliti: E rrëzuam herën e kaluar. Vërejmë që propozimet tona nuk janë reflektuar dhe kjo është absurde. Është votë kundër nga PD për ketë projektvendim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtarja e LSI: Bashkia mund të aplikojë zbritje deri ne 35%. Familjet e Durrësit do paguajnë 340 leke m2. Me parë paguanin 90 lekë m2 për banesat e para 93, ndërsa banesat e tjera 300 leke 2. Duhet diferencim. Ketë kërkuam herën e kaluar dhe nuk e keni marre parasysh. Kemi mundësi te ulet kjo takse, janë 65 mije familje.

Alfred Mullaraj: Kemi ulur 35% taksen është vendimi i qeverisë.

Armand Teliti: Jemi kundër kësaj takse që është barrë për familjet e Durrësit.

Alban Ramohitaj, kryetar i Këshillit Bashkiak: Sillni me shkrim te gjitha propozimet që keni t’i shqyrtojmë një e nga një. Pr.vendimi shtyhet për në mbledhjen e ardhshme për t’u diskutuar serish.
durres

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?