Durrës, policia procedim për 36 shtetas

Policia e Durrësit publikoi shifrat e te ndaluarve gjatë javës së shkuar. U proceduan penalisht 36 shtetas për vepra të ndryshme penale në fushën e mbrojtjes së shëndetit dhe pronës. U arrestuan në flagrancë 11 shtetas, dy prej të cilëve provizorisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimin, këshillimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit si dhe mos respektimin e normave të lejuara të shpejtësisë , me qëllim rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës.

U arrestuan 5 drejtues automjetesh dhe motoçikleta pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. U proceduan në gjendje të lirë 12 shtetas, 7 prej të cilëve duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zbatim të planit të masave për ” Goditjen e kultivimit të bimët narkotike ” janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në të gjithë territorin që mbulon Drejtoria Vendore e Policisë Durrës si: sera, tunele dhe ambiente të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?