Durrës, prangosen 6 persona për llogari të drejtësisë Italiane
Aktualitet E Mërkurë, 14 Prill 2021 03:49
Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e 6 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krijim organizate kriminale, si dhe trafik droge.
Në pranga, sipas policisë, kanë rënë shtetasit: Artur, Edmond, Guido dhe Luan Tepshi, si dhe Kastriot Dyrmishi dhe Laert Teneqexhiu.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga Gjykata e Firences dhe pritet ekstradimi i tyre.
KOHA JONË SONDAZH

