Durrës – Shijak, banorët në protestë bllokojnë rrugën me kazanë

Gropat e mbushura me ujë të shoqërojnë përgjatë gjithë gjatësisë së saj rrugën Durrës – Shijak, këto ditë dimri. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë zig zake të rrezikshme për ti shmangur.

Ndërsa banorët e zonës e kanë edhe më të vështirë të lëvizin. Për banorët e Xhafzotajt kjo rrugë është kthyer në mankth pa mbarim, ndaj këtë të shtunë zbritën në protestë.

Në shenjë revoltë në mes të rrugës nxorrën kazanët e plehrave. Dhe aty shpërthyen në akuza për mungesën e investimeve dhe mosmbajtjen e premtimit për ndërhyrje nga bashkia e Durrësit apo qeveria e Edi Ramës

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga përshkon zonën industriale me të rendesishme në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bizneset që operojnë në zonë thonë se janë taksapagues të rregullt, por asgjë nuk u kthehet mbrapsht në shërbime.

Banorët e kanë ngritur në vazhdimësi shqetësimin për gjendjen e rrugës. por angazhimet për ndërhyrje thonë se ishin gënjeshtra.

Ndaj nuk i kursejnë akuzat për të zgjedhurit vendore dhe vetë kryeministrin Rama.

Ora News - Durrës - Shijak, banorët në protestë bllokojnë rrugën me kazanë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?