Durrës: Shtyllat e betonit u çanë në mes, kati i dytë përfundon në të parin

Fati ishte me familjen Filaj. Kishin 20 ditë që ishin larguar nga banesa dy katëshe për një vizitë mjekësore në Greqi. Atje ishin edhe mëngjesin e 26 nëntorit kur Shqipëria u trondit nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë i cili ka shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima.

Shtëpia e tyre dy katëshe e ndërtuar në 2010 në zonën e ish kënetës në Durrës u dëmtua si shumë ndërtesa në këtë zonë. Shtyllat e betonit të katit të parë janë çarë në mes dhe kati i dytë ka rënë në kat të parë.

Për fat të mirë  askush nuk ishte në banesë por nga ana tjetër mundi I gjithë jetës u shemb në një second.

Kryefamiljari u kthye pasi të afërmit i telefonuan për dëmin e madh. Ata kanë rrëfyer për redaksinë e Ora News se askush nuk ka shkuar për të parë dëmet as për të kontrollura nëse brenda banesës ka patur njerëz apo jo.

Ora News - Durrës: Shtyllat e betonit u çanë në mes, kati i dytë përfundon në të parin

SHKARKO APP