Durrës, siguria ushqimore në pikëpyetje, qytetarët të shqetësuar
Siguria ushqimore është problem edhe për konsumatorët e Durrësit, të cilët shprehen se blejnë produkte pa etike apo date skadence.
Disa tregtarë kane filluar të matin nivelin e përmbajtjes së nitratit me matës, por drejtori i AKU në Durrës thotë se nuk është kjo zgjidhja e problemit, pasi jo çdo aparat ka të specifikuar normat e referencës.
Siguria e ushqimeve është një problem me të cilin po hasen të gjithë qytetarët. Edhe në Durrës, siguria ushqimore vihet në pikëpyetje tek të gjitha kategoritë e produkteve: perimet, frutat, bulmeti apo nënproduktet e tij.
Qytetarët shprehen se janë në dijeni të faktit që produktet nuk kanë asnjë garanci, madje edhe mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e tyre. Ata thonë se produktet ushqimore nuk shoqërohen me asnjë etiketë rreth origjinës, përmbajtjes së nitratit apo skadencës së produktit.
Edhe ana shitësit në tregje shprehin shqetësim për këtë fakt. Përpos faktit që u duhet të përballen me konkurrentët informalë, atyre u duhet të sigurohen që produktet që shesin janë prodhime organike. Klodian Allka, një tregtar në tregun e Durrësit, ka marrë një tester të produkteve ushqimore, me të cilën ai teston produktet e importuara për përmbajtjen e nitratit.
Por aparaturat e matjes së pranisë së nitratit nuk janë zgjidhje e problemit të sigurisë ushqimore. Sipas drejtorit të AKU në Durrës duhen specifikuar normat e referencës mbi të cilin është certifikuar një aparaturë e tillë.
KOHA JONË SONDAZH

