Durrës, Tahiri: Mbyllet procesi i inspektimit dhe vlerësimit të dëmeve nga tërmeti

Bashkia e Durrësit pritet që brenda këtij muaji të mbyllë procesin e inspektimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit që goditi vendin tonë duke lënë pas 51 të vdekur, gati 1 mijë të plagosur dhe dëme materiale që ende nuk janë llogaritur.

Në terren, grupet e ekspertëve inxhinierë vazhdojnë punën për të kryer inspektimet dhe vlerësimet mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti, si dhe sigurinë e banorëve.

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit. Florian Tahiri në një prononcim për ATSH-në deklaroi se këto grupe shkojnë shtëpi më shtëpi, për të kontrolluar strukturat dhe komunikuar me çdo qytetar, si në aspektin teknik ashtu edhe njerëzor”.

”Ekspertët do të vazhdojnë të jenë aty, të shpërndarë në terren deri sa çdo banesë të ketë një kontroll të mirëfilltë dhe çdo qytetar të marrë informacionin e plotë”. Sipas tij, i gjithë procesi po ecën me ritme të shpejta dhe pritet të mbyllet brenda muajit janar.

SHKARKO APP