Durrësi i Ri përmbytet nga shiu, banorët në protestë: Si do na kërkoni votën

Të përmbytur tre here brenda muajit, për shkak të bllokimit të kanalizimeve, banorët e Ish-Kënetës në Durrës, dolën në protestë me një paralajmërim për bashkinë e qeverinë socialiste!

Ne jemi në mes të kanaleve të ujërave të zeza, në mes të baltës, në mes të gropave dhe jemi 4 mijë- 5 mijë frymë, e s’pyet kush. Nuk do reagojmë, ne do të përshkallëzojmë protestat deri në bllokimin e rrugës“, kanë thënë banorët.

Bashkinë bregdetare e akuzojnë për dështim në menaxhimin e situatës dhe investime të gabuara, ndërsa kryeministrit Edi Rama i kujtuan një bast dhe një premtim!

Të mbajë llafen se ka thënë që do ta bëjë si Durrësin e ri. Vuri bast 5 mijë euro dhe e ulën me një arkë birrë që do vijë të rregullojë këtë vend. Nuk u pa më këtu“, deklarojnë protestuesit.

Të bindur se bastin e kanë fituar dhe premtimet nuk janë mbajtur, përfaqësues të mijëra familjeve që jetojnë në ish-kënetë kishin një pyetje për kreun e qeverisë që kërkon mandatin e tretë!

Me çfarë të drejte njerëzore dhe shpirtërore vijnë për të na kërkuar votën ne këtu.”

Problematikat në ish kenetë janë të vjetra, ndërsa banorët thonë se janë diskriminuar nga të zgjedhurit socialistë!

“Ju s’më jepni votën, ne s’do iu bëjmë asnjë shërbim. Ky ka qenë reagimi i Vangjush Dakos për 12 vite me radhë.”

Shqetësimet e banorëve të ish kënetës mbërritën direkt tek kryeministri në konferencën e posacme për infrastrukturën, nga ku u kërkoi të kenë durim.

“Kemi bërë kanalizime, do të vazhdojmë të bëjmë, por nuk bëhen do të gjitha gjërat sa hap e mbyll sytë”, tha kryeministri Rama.

Ora News - Durrësi i Ri përmbytet nga shiu, banorët në protestë: Si do na kërkoni votën

SHKARKO APP