Durrësi në luftë me virusin dhe dëmet nga tërmeti

Izolimi dhe masat e marra për shkak të pandemisë Covid-19, duket se nuk e kanë ndaluar punën për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmetet e viti të kaluar që prekën vendin tonë. Ky realitet vërehet në qarkun e Durrësit, i cili ishte edhe më i prekuri nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit të kaluar. Sa e ka penguar pandemia procesin e rindërtimit dhe cilët objekte kanë përparësi në këtë proces.

“Nuk mund të themi që ka një ndërhyrje, por një përputhje, bashkëveprim mes bashkive, institucioneve shtetërore, për vijimin e rindërtimit të objekteve. Jemi në përfundim të rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, ka filluar shembja e shkollave, të cilat do të jenë të parat që do të rindërtohen. Në të njëjtën kohë, të gjitha bashkitë kanë përgatitur dosjet për të gjithë qytetarët që u janë dëmtuar shtëpitë”, shprehet Roland Nasto, prefekt i qarkut Durrës.

Nga tërmeti i 26 nëntorit, në qarkun e Durrësit, u shembën dhe u dëmtuan pjesërisht me mijëra objekte banimi dhe biznese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?