Durrësi pa ujë të pijshëm, shkak çarja e tubacionit kryesor

Qyteti i Durrësit po perballet me nje situate të vështirë të furnizimit me uje.

Në një njoftim të Ndërmarrjes së Ujësjellësit është bërë e ditur se per shkak te nje defekti te rende gjate dites se sotme dhe te neserme, do te kete probleme ne furnizimin me uje te pijshem.

Shkak i defektit ka qene nderprerja e menjehereshme e energjise elektrike ne stacionin e pompave ne Fushe Kuqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nderprerje ka shkatuar nje çarje te madhe te tubacionit kryesor DN 700 mm ne nje gjatesi prej 1 m.

Swiss Digital Mobile Reklama

Per riparimin e defektit jane dashur rreth 16 ore pune nga pasditja e djeshme.

Normalizimi i situatës së furnizimit me ujë kërkon së paku 24 orë nga riparimi i difektit duke pasur parasysh se një pjesë e qytetit furnizohet me ujë nga depot e Arapajt dhe ajo e Koder Viles.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?