Durrsakët të pabindur! Thyen urdhrin e moslëvizjes, 10 të shoqëruar nga policia

Që në 3 orët e para të hyrjes në fuqi të urdhrit për ndalimin e qarkullimit me automjete, drejtues në Durrës e kanë thyer, ndërsa burime policore thonë se ka tendencë në rritje për të thyer urdhrin ndaj tërheqin vëmendjen që të respektohen udhëzimet në rast të urgjencës për qarkullim.

Dhjetë drejtues automjetesh që thyen urdhrin e moslëvizjes me automjete nga ora 06.00 e mëngjesit të sotëm janë shoqëruar në polici.

Ata do të procedohen në bazë të Kodit Rrugor për shkelje të rregullave të qarkullimit.

SHKARKO APP