Durrsakut i sekuestrojnë 2 milionë euro pasuri
Sekuestrohen rreth 2 milionë euro pasuri të dyshuara të fituara nga aktiviteti kriminal të kryera nga shtetasi T.S. Policia e Durrësit informon se 46-vjeçari banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Policia e Durresit ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Durrësit. Janë sekuestruar: 25 000 m2 tokë arë; 10 100 m2 pemëtore; 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2; 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës goditën rastin e pastrimit të produkteve të veprës penale.
KOHA JONË SONDAZH

