Dush i ftohtë nga Ambasadori Donald Lu për Lulzim Bashën

 

Protesta mbaroi. PD-ja po feston djegien e bunkerit, ndërsa Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pasditen e sotme sa i përket protestës së opozitës shqiptare. Në tekstin e shpërndarë për opinionin publik dhe mediat, SHBA thotë se e dënon dhunën, ndërsa i bën thirrje Partisë Demokratike t’i hedhin poshtë këto akte dhe të sigurojnë protesta paqësore në të ardhmen.Në të vertetë protesta shkoi mirë derisa mbaroi fjalën e mbylljes kreu Basha, natyrisht me ndonjë incident të vogël. Më pas kur u turrën drejt ministrisë së brendshme situata nuk ishte më nën kontrollin e PD-së. Turma mori përpara edhe liderët.

Deklarata e plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë. E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme. Sidoqoftë, akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike. I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin  të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive. 

SHKARKO APP