Dushi: Nuk ka vend për panik, deri më tani janë 2000 paslëkundje

Në studion e emisionit “Open”, sizmologu Edmond Dushi, foli për lëkundjet që u ndjen në Tiranë rreth orës 17:03, me epiqendër në Vorë me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter. Sizmologu u shpreh se tërmeti i sotëm është në vazhdën e paslëkundjeve, dhe aktiviteti sizmik që la pas tërmeti i 26 nëntorit është në rënie.

Dushi gjithashtu konfirmoi që pas tërmetit apokaliptik të mëngjesit të 26 nëntorit kanë rënë rreth 2 mijë paslëkundje, ku rreth 600 prej tyre janë lokalizuar. “Natyrisht për ne që monitorojmë situatën nuk përbën shqetësim. Ne kemi pranuar që kjo do të vazhdojë, deri sa të stabilizohet aktiviteti sizmik. Situata në këndvështrimin tonë është normale, Këto lëkundje janë në vazhdën e paslëkundjeve, ne i kemi monitoruar çdo ditë”.

Më tej ai shtoi se “Nga të dhënat aktiviteti është drejt një niveli më të ulët sizmik, por tek tuk kemi dhe disa magnituta që shkaktojnë panik në disa zona lokale siç ishte ky i sotmi. Në total kemi pasur rreth 200 mijë pasgoditje të evidentuara, por të atyre të lokalizuara më shumë se 600. Kemi një tendencë në rënie, kemi kërcime herë pas here si i datës 10 dhjetor, 6 dhjetor si edhe i sotmi por këto janë shumë normale, nuk duhet të krijohet panik”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?