DW: Vaksina BioNTech/Pfizer më pak efektive kundër mutacionit të Afrikës së Jugut

Numri i antitrupave u zvogëlua ndjeshëm në testin laboratorik. Megjithatë, derisa vaksina të përshtatet, ajo i parandalon rrjedhat serioze të sëmundjes serioze.

Frika u konfirmua: vaksina kundër Covid-19 e BioNTech/Pfizer është rreth dy të tretat më pak e efektshme kundër mutacionit të virusit të Afrikës së Jugut. Sidoqoftë, vaksina është ende në gjendje të neutralizojë virusin, sipas studimit laboratorik, i cili është botuar në “New England Journal of Medicine”

Varianti tepër ngjitës, i cili nga specialistët njihet me shkurtesat B1.351 ose 501Y.V2, është zbuluar deri tani në më shumë se 30 vende, përfshirë edhe Gjermaninë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të shkurtit, Afrika e Jugut pezulloi përkohësisht vaksinat e planifikuara me vaksinën AstraZeneca sepse, sipas një studimi, vaksina thuhet se mbron vetëm 20 përqind kundër variantit të koronavirusit të Afrikës së Jugut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studimi i dytë solli zhgënjim

sera), në të cilën numri i antitrupave ishte zvogëluar pak, kështu që kompanitë farmaceutike menduan se vaksinat e tyre do të funksiononin edhe kundër mutacioneve të reja.

Për studimin e ri, studiuesit e BioNTech/Pfizer, së bashku me Degën Mjekësore të Universitetit të Teksasit (UTMB), konceptuan një virus të manipuluar që korrespondon me variantin e Afrikës së Jugut. Në laborator, ata zbuluan se testet me gjakun e njerëzve të vaksinuar prodhuan vetëm një të tretën e antitrupave neutralizues.

Deri tani nuk ka pasur studime klinike me pacientë, por bashkëautori i studimit, Profesor Pei-Yong Shi nga Dega Mjekësore e Universitetit të Teksasit, beson se një e treta e antitrupave janë të mjaftueshëm për të parandaluar të paktën rrjedhat e rënda të sëmundjes.

Nevojitet përshtatja e vaksinave

Edhe nëse efektiviteti zvogëlohet, vaksinat ekzistuese mund të vazhdojnë të përdoren, sepse deri tani varianti i Afrikës së Jugut nuk ka qenë në gjendje të kapërcejë mbrojtjen e vaksinimit.

Por duke pasur parasysh mutacionet agresive që përhapen me shpejtësi, zhvillimi i një vaksine të përshtatur të ARN-së tashmë është në zhvillim e sipër midis prodhuesve të vaksinave. Edhe AstraZeneca, GSK dhe CureVac e njoftuan këtë.

Sipas themeluesit të BioNTech, Uğur Şahin, zhvillimi i një përshtatjeje ose përforcimi të tillë zgjat vetëm disa javë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?