Dy adoleshentet e zhdukura më 1 janar morën me vete edhe kartat e identetit, por nuk kanë dalë nga Shqipëria
Ende nuk dihet asgjë për fatin e dy vajzave adoleshente të cilat u larguan nga banesa më 1 janar 2021.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zhdukjen e tyre, ndërkohë policia e kryeqytetit ka referuar materialet në organin e akuzës.
Hetimet po ndiqen nga sektori i të miturve në prokurori.
Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha kontaktet që kanë pasur 16 vjeçaret ditët e fundit si dhe iu është kërkuar kompanive celulare që tju vihen në dispozicion tabulatet telefonike.
Deri tani është nisur një hetim vetëm për largimin nga banesa pasi nuk ka ende prova se mund të jenë rrëmbyer.
“Të dyja vajzat kanë marrë kartat identitetit dhe është krijuar dyshimi se mund të jenë larguar jashtë Shqipërisë, por nga verifikimet nuk rezulton që ato të kenë dalë nga Shqipëria. Deri tani është ngritur vetë akuza e largimit nga banesa pasi nuk ka ende prova se mund të jenë rrëmbyer” informon gazetari i Ora News, Elton Qyno ( ne foto)
Familjarët e të zhdukurave nuk kanë dyshime tek ndonjë person që mund të ketë rrëmbyer vajzat.
Dy vajzat u larguan nga banesa më 1 janar 2021