Dy akse nacionale në Shkodër dhe Lezhë i nënshtrohen rikonstruksionit, devijohet trafiku
Dy akse të tjera nacionale do t’i nënshtrohen rikonstruksionit duke nisur nga e hëna, posaçërisht aksi Shkodër (Ura e Bunës)–Murriqan dhe Lezhë-Shëngjin (Knallë).
Sa i përket ndërhyrjes në aksin Shkodër-Murriqan, parashikohet prishja e shtresave ekzistuese asfaltike, zëvendësimin e nënshtresave në çakëll dhe stabilizant, realizimin e të gjithë shtresave të reja asfaltime në gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore e masave të sigurisë rrugore. Ndërhyrja parashikon instalimin e barrierave mbrojtëse ndaj rënies së gurëve.
Gjatë ditës së hënë do të bllokohet dhe devijohet trafiku në rrugën nacionale Lezhë – Shëngjin ne të dy sensent e lëvizjes në vendin e quajtur Knalle ku edhe do te kryhet ndërhyrja.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor u kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon: Lëvizja e të gjitha mjeteve në drejtim me destinacion Shëngjinin të devijohet majtas në Knallë në aksin rrugor Kënallë-Kunë.
Gjithashtu drejtuesit e mjeteve ne drejtimin nga Shëngjini në Lezhë duhet të devijohen djathtas në aksin rrugor Kënallë – Kunë
Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
/Ora News.tv/
KOHA JONË SONDAZH

