Dy aksidente në Tiranë e Fushë-Krujë, plagosen 10 persona

Dy aksidente automobilistike janë regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë e Fushë-Kruje, ndërsa  10 persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti i Fushë-Krujës ka ndodhur në kryqëzimin mes  Patokut – Fushë Milotit, rreth orës 17:00 sipas njoftim zyrtar të policisë, ndërsa të plagosur kanë mbetur 7 persona.

Të njëjtat burime thonë se në aksident janë përfshirë dy mjete, me targë La 8264 A, me  drejtues shtetasin Ded Brozi, 43 vjeç dhe mjeti me targe AA303 CN me drejtues shtetasin Kastriot Çoba.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Gjetë Brozi rreth 50 vjec , Marie Brozi rreth 53 vjec dhe Ferije Kalthi pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë nisur për në spitalin ushtarak Tiranë ndërsa Drita Çoba rreth moshës 47 vjeç dhe Hajrije Hyseni rreth moshës 47 vjeçe ndodhen në spitalin e Laçit.

Ndërsa tre persona që udhëtonin në një automjet janë aksidentuar pasditen e kësaj të diele në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në Kombinat, ndërsa mjeti me targa AA 156 KB ka dalë nga rruga dhe pr pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe dy persona të tjerë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Nga të dhënat fillesatare bëhet me dije se 3 personat janë transpoturar me urgjencë në spital, nga ku bëhet me dije se të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po sipas të njejtave burime drejtuesi i mjetit ka marrë plagë më të rënda se dy pasagjerët.

Ndërkaq blutë e Tiranës ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetiemt për të zbardhur shkakun e aksidentit.

SHKARKO APP