Dy aksidente të rënda në Tiranë

Në një hapësirë të shkurtër kohore, dy aksidente të rënda kanë ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. I pari ndodhi te rrethrrotullimi i Qendrës Tregtare TEG, ku një automjet ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. Sipas policisë ka ndërruar jetë shtetasi L. Braja, 57 vjeç, banues në  Tiranë. Policia tha se ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij aksidenti i cili është larguar.

Pak minuta më pas një tjetër aksident i rëndë ndodhi në qendër të kryeqytetit nëm afërsi të zonës së njohur si “9-katëshet”. Një automjet ka përplasur një person me biçikletë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

SHKARKO APP