Dy akuza ndaj Ronela Hajatit, reagon këngëtarja: Nuk kam lidhje me ISIS!

 

Policia mësohet se ka nisur procedurat duke e kallzuar penalisht 25 – vjeçaren Ronela Hajati, nga Tirana, për dy akuza. Prishje të qetësisë publike dhe bllokim të qarkullimit rrugor. Ndërkaq, këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar në rrjetet sociale për videon që po realizonte ditën e premte dhe që u konsiderua se figurantët në klip ishin veshur si luftëtarët e ISIS. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Hajati ka thënë se kjo video nuk ka lidhje aspak me organizatën terroriste dhe ka të bëjë vetëm me art. Figurantët ishin veshur me të zeza si në përrallën e famshme arabe, “Ali Baba dhe 40 hajdutët”.

Karriera artistike e Ronelës kohët e fundit nuk ka pasur suksesin e duhur, ndaj edhe këngëtarja ishte duke zhvilluar një video-klip, që i nxori probleme pasi kërkohet zemërgjerësia e policisë që ajo të mos ndiqet penalisht.

Pas bllokimit të klipit Tigër, që nuk u publikua gjatë muajve të verës edhe kënga e saj e re i solli këngëtares së “Malagata” të tjera probleme

SHKARKO APP