Dy armë, 860 fishekë, orendi shtëpie dhe lekë të vjedhura, arrestohen tre persona në Berat

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Beratit. Në pranga ka rënë A. Gj., 37 vjeç, dhe A. Sh., 29  vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, 860 fishekë luftarak, sende të vjedhura dhe një shumë parash. 37-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim policor, pasi kishte goditur me mjete të forta një 33-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë i arrestuari i tretë është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke vjedhur orendi shtëpiake. Ai më herët kishte vjedhur 10.000 lekë në një furgon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?