Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Milot-Rrëshen, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të rrugës së Kombit në aksin Milot-Fushë Krujë. Në aksident është përfshirë një makinë dhe një fugon, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Laçit ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve të vështira të motit, pasi kjo zonë është përfshirë gjatë pjesës më të madhe të ditës nga reshjet e dendura të shiut. Në vendngjarje ndodhen autoritetet ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?