Dy autorët e vrasjes në Kamëz, persona të inkriminuar (FOTO)

Grabitja e dy netëve më parë në Kamëz, që la 4 fëmijë pa babain e tyre, dhe nënën në spital me një plumb në këmbë, erdhi nga të persona të inkriminuar. Dy ditë pas vrasjes së 53-vjeçarit Agim Buci, dhe plagosjen e gruas të të ndjerit, gjatë grabitjes në Kamëz, policia zbardh të plotë ngjarjen.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj tha se dy autorët e dyshuar të krimit janë: Vladimir Kurti 28-vjeç, Ruzhdi Hode 25-vjeç, të dy banues në Tiranë. Vladimir Kurti, rezulton të jetë i dënuar më parë për grabitje me dhunë. Pasi ka pranuar krimin përpara grupit hetimor, ai ka rrëfyer edhe vendin ku fshehën armën tip pistoletë pas ngjarjes. Kurti ka shfaqur pendesë dhe përpara grupit hetimor ka qenë i frikësuar dhe në lot. Autori i dytë i arrestuar është identifikuar si Ruzhdi Hoda edhe ai me origjinë nga Burreli, por banues në Kamëz.

Para 8 vitesh, Vladimir Kurti ishte pjesë e grabitje, gjë e cila e çoi prapa hekurave, aty ku vuajti dënim për 3 vite e 4 muaj. Ngjarja në fjalë nga ndodhur në vitin 2010, ku Vladimir Kurti së bashku me 2 persona të tjerë, rrëmbyen një taksist natën e ndërrimit të viteve për ta grabitur. Pas një bisede të shkurtër me shoferin në afërsi të Institutit të Lartë Bujqësor në Kodër Kamëz, ata i kërkuan drejtuesit të mjetit që të ndalonte, pasi donin të merrnin dy shokë të tyre, por në atë moment ata nxorën thikën duke kërcënuar taksistin të zbriste nga mjeti dhe të hipte në vendin e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq aty mësohet se në autoveturën e taksistit u afruan edhe dy persona të tjerë. Ishte pikërisht Kurti dhe një person tjetër, ata që u futën në veturën taksi të markës “Ford Mondeo” me targa “TR 411 C”. Shoferi i veturës u fut nga dy grabitësit në mesin e ndenjëses së pasme, ndërsa të gjithë më pas ata u nisën në drejtim të aksit Kamëz Fushë-Krujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të humbur sa më shumë gjurmët, ata ecën me shpejtësi, por mjeti humbi drejtimin duke dalë nga rruga. Nga përplasja e automjetit personat që ndodheshin në vendin e parë pësuan plagë të rënda. Më pas ata u kapën dhe u dërguan në burg.

Vendimi i Gjykatës

Deklarimin fajtor të të pandehurit Vladimir Kurti, për kryerjen e veprës penale të  “Vjedhjes me dhunë”, në bashkëpunim në dëm të shtetasit Ilmi Sina dhe në bazë të nenit 139 dhe 25 të K.Penal e dënon me 5 vjet burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale të pandehurin Vladimir Kurti, përfundimisht e dënon me 3 vjet e 4 muaj burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin, Vladimir Kurti fillon me datë: 12.01.2011. Dënimin ta kryej në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kamëz/Policia nxjerr pamjet si u vra babai i 4 fëmijëve (VIDEO)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?