Dy avionë Nice-Tiranë dhe Dortmund-Tiranë bëjnë ulje emergjente në Itali
Moti i keq që ka përfshirë këtë të dielë vendin ka sjellë probleme në aeroportin e Rinasit, duke e bërë të pamundur uljen e avionëve në pistë.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike avioni i nisur nga Nice (Francë), me destinacion Tiranën, nuk ka mundur të prekë tokën shqiptare.
Avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente në Brindisi (Itali). Ndërkohë edhe një tjetër avion i nisur nga Dortmundi (Gjermani) me destinacion aeroportin “Nënë Tereza” bëri ulje emergjente në Bari të Italisë.
Kushtet atmosferike në orarin e uljes së tyre ishin katastrofike në ajër dhe ishte e pamundur ulja e tyre në Rinas.
Moti i keq anulloi në edhe në Monte Carlo, Garën e Çmimit të Madh te Formula1.
Teksa kishin përfunduar vetëm 2 xhiro për Garën e Çmimit të Madh të Formula 1, gjithçka është ndërprerë. Shkak është bërë shiu i rrëmbyeshëm, por sidomos era e jashtëzakonshme, çka e ka bërë të pamundur ecurinë normale të garës.