Dy bashki në luftë për pikën doganore të Qafë-Thanës

Dogana e ”Qafë-Thanës”, është bërë mollë sherri mes dy bashkive. Ajo e Pogradecit dhe Përrenjasit janë në konflikt me njëra-tjetrën për “pronësinë” e doganës së Qafë-Thanës.

Bashkia Pogradec ka shprehur pretendimet se Dogana dhe bizneset përreth saj janë në pronësi të saj kurse bashkia Përrenjas shprehet se një padrejtësi e kryer dekada më parë duhet të marrë zgjidhjen e duhur. Por ndërkohë kjo nënkupton se Qarku Korçë i rrëmben qarkut Elbasan pikën doganore që e lidh atë me jashtë.

Bashkia Përrenjas bën me dije se dogana e Qafë-Thanës ndodhet në zonën kadastrale të Njësisë Administrative Rrajcë, pjesë e territorit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia Përrenjas bën me dije se në tetor të vitit 2017 Kryetarja e Bashkisë Miranda Rira, Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Zhvillimit Urban dhe Territorit, Eglantina Gjermeni, kanë firmosur Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Prrenjas ku rezulton se dogana Qafëthanë ndodhet nën juridiksionin e bashkisë Përrenjas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia Pogradec nuk tërhiqet nga pretendimet e saj, i mbetet Komisionit Qeveritar dhe Kryeministrit si Kryetar i Kryetar i Këshillit të Territorit që të shprehen përfundimisht se kujt i përket Qafë-Thana.

Problem mbetet gjithashtu se kujt do t’i kalojnë pronat e Njësisë Administrative Rrajcë që sot figurojnë në zonën katastrale të Prrenjasit. Janë pikërisht pronat që ndajnë vijën kufizuese mes Pogradecit dhe Përrenjasit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?