Dy biznesmenë ndërhynë që Dajti të mos dënohej me burg të përjetshëm

Gazeta ”Shqiptarja.com” ka publikuar një raport policor që ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Renda dhe që, sipas saj, tregon se biznesmenë të njohur në Tiranë dhe Fier si dhe persona me të kaluar kriminale kanë ndërhyrë që Dritan Dajti të mos dënohej me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve, por vetëm me 25 vite burg.

Në raportin që policia kriminale ka çuar në prokurori, informohet se një eksponent i botës së krimit në Fier dhe që zotëron një kompleks pallatesh në Tiranë, është impenjuar në këtë çështje. Ky person sipas raportit është A.I dhe dyshohet se ka lidhje të ngushta me dy gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Skënder Damini dhe Petrit Aliaj. Dy gjytarët mbajnë kontakte të shpeshta me A.I në Vlorë, Tiranë dhe Sarandë çka tregon miqësinë e tyre të përbashkët.

Një tjetër emër që përmendet në raport është dhe një biznesmen në Tiranë, me inicialet G.D. i cili dyshohet të ketë mbajtur kontakte me Dajtin në burg. Madje ai është parë të paraqitet në ambjentet e burgut 302 në Tiranë. Prej një jave, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Skënder Damini dhe Petrit Aliaj, të cilët dhanë vendimin për Dritan Dajtin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?