DY BLUSHËT

Nga Bledi Mane

Më i zgjuar e më i rafinuar e më i lexuar i pari. Trim me prova nisur para viteve ’90 e zgjatur kjo trimëri nëpër tranzicion. Në sektorin privat revolucionalizoi gazeta e televizione, në politikë emancipoi mendimin ndryshe e u bë tmerr në luftën brenda apo jashtë llojit. Kur mbante fjalime në parlament e debatonte në studio televizive nuk fyente por ironizonte, nuk kërcënonte por irritonte, nuk mallkonte por frymëzonte. Në qeveri e në parti nuk e donte asnjë kryetar se i bënte me dhimbje koke e ua rrezikonte të nesërmen. Ka oratori, ka stilistikë, ka libra të vlefshëm, ka mëkate plot, ka dhelpëri që s’i plaket por mbetet gur i rëndë e emër i përveçëm. E kundërta ndodh me këtë mysybetin që e ka djalë xhaxhai që nuk di të vishet e nuk di të flasë, që kërcënon por nuk trembet njeri, që e përdorin por nuk ua blen askush, që fyen por nuk e merr asnjë seriozisht, që e kanë yshtur me lekë por nuk paguan as faturat e ujit, që është i ri por vjen era myk…

I pari i bën mëkatet nga zgjuarsia, i dyti mëkatar nga injoranca ndaj njëri prej këtyre të dyve duhet të ndërrojë mbiemrin sa më shpejt ngaqë jemi ende shoqëri tribaliste dhe digjet i njomi me të thatin!

 

SHKARKO APP