Dy çiklistë humbin kontrollin në dalje të Tunelit të Elbasanit

Në autostradën Tiranë-Elbasan, sapo del nga tuneli në drejtim të Elbasanit janë rrëzuar dy çiklistë, të cilët dyshohet se kanë humbur kontrollin si pasojë e motit me shi dhe lagështirë.

Njëri nga çiklistët është transportuar në spital, ndërsa çiklisti tjetër ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendin e ngjarje ka mbërritur policia, e cila po bën të gjitha verifikimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?