Dy deputetë ”tradhtuan” Alibeajn dhe mbështetën Berishën për tre bashki

Dy deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilët mbështesin kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeajn, kanë kërkuar që të mos ketë kandidatë të tyre në 3 bashki. Ata kërkuan që PD-ja zyrtare të mos ketë kandidatë.

“Ajo që unë kam vënë re, duke pasur informacione edhe nga brenda kur janë organizuar dhe diskutuar emrat, ”delfinët” e doktorit brenda grupit Alibeaj, kanë kërkuar tre bashki që të mos hyjë PD-ja zyrtare. Pra, kanë kërkuar Shkodrën, Durrësin dhe Elbasanin. Nuk kanë ngritur dorën, e kanë vendosur kusht.

Nëse nuk votonin këta, nuk miratoheshin emrat. Kushti ka qenë për këto 3 bashki, sepse këtu ka një lloj diference në përqindje, ku mund të ketë një mundësi, Shkodra më shumë, dy të tjerat më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse luftuan për vulën? Jepja vulën doktorit. Zoti Bardhi, i cili ka menduar kështu, pse ka luftuar për vulën? Të marrësh vulën dhe të mos futesh në zgjedhje, do të thotë të asgjësosh Partinë Demokratike. Atëherë i jep të drejtë doktorit që këta po asgjësojnë Partinë Demokratike”, thekson gazetari Flogert Muça.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?