Dy djemtë u vranë brenda pak muajve, flet babai që pa krimin: Mendova se muhabeti u mbyll më 29 mars

Vdekjen e djalit e pa me sy. Babai i moshuar i Arjan Gosës që u vra me një plumb në kokë të dielën në Kavajë, ka dhënë dëshminë në polici. Ai ka theksuar se mendonte se historia e 29 marsit ishte mbyllur. Po ashtu i moshuari ka pohuar edhe se e kishte diskutuar me anëtarët e familjes ngjarjen dhe kishin menduar se kjo histori ishte mbyllur duke qenë se kishin dy viktima.

Ai pa autorin që erdhi në drejtim të djalit të tij. Ngjiti shkallët dhe e ka qëlluar në ballë dhe më pas iku me vrap. Thuajse të njëjtën deklaratë ka dhënë dhe babai i Habib Rexhës i shpallur në kërkim për këtë vrasje, i cili është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të planit të thurur nga djali i tij dhe se nuk kishte vënë re ndonjë lëvizje të dyshimtë për atentatin, pasi kishte vendosur që ngjarjen t’ia linin në dorë drejtësisë.

Habib Rexha ka shkuar i pa maskuar në vendin e ngjarjes pasi ka dashur të jap mesazhin e hakmarrës. I riu me origjinë nga Kukësi dhe banues në Kavajë dyshohet se mund të ketë shkuar në vendlindje ku edhe fshihet. Për arrestimin e tij, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh.

SHKARKO APP