Dy gra humbin betejën nga Covid-19, Ministria: 108 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë tha sot se në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin dy gra, një 68-vjeçare nga Shijaku e gjithashtu një 60-vjeçare nga Tirana. ”Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68-vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi, një 60-vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, tha ministria. Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.
COVID-19 – Statistika (29 Korrik 2020)
Testime totale 40192
Raste pozitive 5105
Raste të shëruara 2830
Raste Aktive 2125
Humbje jete 150 (Qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1146
Durrës 255
Shkodër 202
Vlorë 105
Lezhë 83
Fier 76
Korçë 69
Kukës 60
Elbasan 49
Berat 30
Gjirokastër 29
Dibër 21