Dy gra nga Tirana denoncojnë bashkëshortët në polici: Na dhunojnë

Nuk janë të pakta rastet e dhunës në familje, ndërkohë që viktima kryesisht janë gratë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se dy gra kanë bërë denoncim në komisariat se rriheshin nga bashkëshortët e tyre.

Kështu rasti i parë është ai i 32-vjeçares me inicialet A.F., e cila kallëzoi për dhunë fizike dhe psikologjike shtetasin me inicialet A.F., 45 vjeç. Ndërkohë rasti i dytë bën fjalë për një 22-vjeçare me inicialet H.H., e cila denoncoi burrin e saj, 28-vjeçarin me inicialet A.C.

NJOFTIMI I POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 25.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.F, vjeç 32 banuese Tiranë, pasi bashkëshorti A.F, vjeç 45, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 25.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.H, vjeç 22, pasi bashkëshorti A.C, vjeç 28, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?