Dy javë pas atentatit ndaj prokurorit Ndoj, gjesti i pazakontë në vendin ku u qëllua makina e tij
Në mbikalimin e Shkozetit, pak javë më parë u plagosën tre persona, njëri prej të cilëve, shofer i Prokurorit Arjan Ndoja, nuk i mbijetoi këtij atentati dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital, pasi u nxor nga reanimacioni.
Ndërkohë, dje, e premte, e njëjta ditë kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë pak ditë më parë, disa persona, siç duket familjarë me njëri-tjetrin kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të rastësishëm pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës.
Ata kanë ndaluar me dy makina, kanë nxjerrë një dash dhe e kanë therur. Mesa duket ata kanë bërë kurban në mes të autostradës Durrës-Tiranë.
Fiks në këtë vend, më 1 nëntor, iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja, që po udhëtonte në makinë me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut dhe shoferin Andi Maloku.
Nga atentati, humbi jetën pas disa ditësh në spital shoferi Andi Maloku, ndërsa prokurori Ndoja dhe Rrumi i Shijakut ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Therja e kurbanit bëhet nga besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, apo edhe në raste të tjera, kur një person vendos që të therë një kafshë për hir të Zotit që ka arritur një qëllim ose ka shpëtuar nga diçka e keqe.