Dy kandidadët për Ambasadorë, në OSBE dhe Kanada

 

Pas 10 muajsh Ministria e Jashtme sjell në parlament 2 kandidatët për ambasadorë.

Ata janë Ravesa Lleshi për postin vakant në OSBE dhe Ermal Muça propozohet ambasador në Kanada.

Të 2 kandidatët kane zhvilluar një seance dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, mbledhje në të cilën dominoi debati politik, por jo vërejtjet për  dy kandidatët për ambasadorë.

E vetmja pengesë në emërimin e Ravesa Lleshit dhe Ermal Muçës tashmë si ambasadorë mbetet firma e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Ne fillim të këtij viti Nishani bëri të qartë se nuk do të dekretojë  asnjë emër që nuk është konsultuar më parë me të nga qeveria, duke bllokuar kandidatët për ambasadorë në Maqedoni dhe Izrael, përfshi dhe ish-ministrin demokrat Visar Zhiti, të cilin qeveria e kishte propozuar si ambasador në Vatikan.

Qeveria nga ana e saj ndryshoi ligjin për shërbimin e jashtëm, duke i vendosur kreut te shtetit një afat 30 ditor për t’u shprehur për ambasadorët megjithatë, ky ndryshim nuk e ka zgjidhur aspak ngërçin Presidence –Ministri e Jashtme.

Madje kreu i shtetit nuk e mori parasysh ketë kufizim edhe në rastin e përfundimit të mandatit të  ish-ambasadorit tonë në OSBE, Spiro Koçi. Kjo detyroi Ministrinë e Jashtme të kthente në Shqipëri ambasadorin Koçi.

SHKARKO APP