“Dy ‘kokat’ e opozitës kanë rënë”, Nikoll Lesi: Nëse Berisha kandidon për kryeministër, zgjedhjet i ka të humbura

Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi u shpreh se dy ‘kokat’ kryesore të opozitës kanë rënë, duke iu referuar arrestimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës. I ftuar në Top Story në Top Channel ai u shpreh se Sali Berisha nëse do që të bashkohet opozita, nuk duhet që të kandidojë për kryeministër.

“Dy ‘kokat’ kryesore të opozitës kanë rënë. Berisha ka vetëm një zgjidhje tani. Berisha duhet të heqë dorë nga kandidat për kryeministër, për të përbashkuar opozitën. Duhet kandidat për kryeministër një emër përbashkues dhe i pa akuzuar për korrupsion. Me Berishën zgjedhjet janë të humbura, ka ardhur koha elitave të reja drejtuese”, tha ai.

SHKARKO APP