Dy kushtet e Balilit për t’u vetëdorëzuar

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë detaje nga operacioni për ndalimin e Klemend Balilit.

Ardi Veliu është shprehur se negociatat me familjarët me Balilit kanë zgjatur 3 muaj. Ai tha se është kontaktuar nga ata dhe ka shkuar në rrugën mes Delvinës dhe Finiqit, aty ku ndodhej Balili.

Kreu i Policisë ka sqaruar se Balili kishte dy kushte: Të mos keqtrajtohej dhe që ndalimi i tij të deklarohej vetëdorëzim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balili u transportua më pas në komisariatin numër 6 në Tiranë ku u ekzekutua urdhër-arresti që rëndonte ndaj tij dhe më tej u shoqërua në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?