Dy makina përplasen në aksin Levan-Vlorë, plagoset 30-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Levan-Vlorë” ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se një makinë tip Hyundai me drejtuese 30-vjeçaren I. D. është përplasur me mjetin Opel që drejtohej nga një 43-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur 30-vjeçarja, e cila është transportuar drejt spitalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fier/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 09:50, në aksin rrugor “Levan-Vlorë”, automjeti tip “Hyundai” me drejtuese shtetasen I. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin N. A., 43 vjeç, banues në Lushnjë, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja I. D., e cila ka shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?