Dy mami pozitive me COVID, mbyllet pavioni i aborteve në Elbasan, të infektuarat sillen tek Infektivi

Në Elbasan kanë rezutuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit tetë persona, dy prej të cilëve mësohet se janë mami të maternitetit.

Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se dy mamitë punonin në pavionin e aborteve dhe menjëherë pasi ato kanë dalë pozitive ky shërbim është mbyllur në qytetin e Elbasanit.

ërkohë, mësohet se mamitë e infektuara me COVID-19 janë nisur drejt Spitalit Infektiv, për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa pjesa tjetër e stafit janë vetëkarantinuar.

SHKARKO APP