Dy mësuese pozitive me Covid19, mbyllet kopshti në Vlorë

Kopshti numër 7 në qytetin e Vlorës është mbyllur paraditen e sotme si pasoje e rasteve pozitive me koronavirus.

Ky kopsht ka 11 persona staf dhe mes tyre 2 mësuese rezultuan pozitive.
Ndërsa dy sanitare të këtij kopshti janë karantinuar pasi janë në pritje të përgjigjes së tamponit .

Nuk dihet sa do zgjasë periudha e mbylljes së këtij kopshti pasi do të jetë në vijim të situatës.
Vlora vazhdon të mbetet një vatër e nxehte infeksioni dhe me raste ditore shumë të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?