Dy metra borë në Theth, pika turistike e bllokuar

Edhe pse jemi në stinën e pranverës, zona të caktuara të vendit ende janë të bllokuara nga reshjet e borës. Pika turistike e Thethit është e pakalueshme për shkak se trashësia e saj arrin deri në 2 metra dhe mosmarrja në dorëzim e rrugës nga bashkia, prej fondit të zhvillimit të rajoneve, ka bërë që zona të mbesë në mëshirë të fatit.

Ka qenë Drejtoria e Përgjithshme i Emergjencave Bivile që ka dërguar një fadromë në aksin Bogë-Theth për të mundësuar hapjen e saj.

“Segmenti rrugor nga Boga në Theth është ndër më të rrezikshmit për shkak jo vetëm të lartësisë dhe rrugës tejet të amortizuar, por edhe si pasojë e rënies së orteqeve. Me këtë ndërhyrje të emergjencave civile pritet që rruga të hapet brenda pak ditësh, por sërish kërkon mirëmbajtje, pasi numri i turistëve në verë trefishohet”, pohon Shemsi Premçi, Drejtor i Emergjencave Civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Segmenti rrugor nga Boga në Theth është ndër më të rrezikshmit për shkak jo vetëm të lartësisë dhe rrugës tejet të amortizuar, por edhe si pasojë e rënies së orteqeve. Me këtë ndërhyrje të emergjencave civile pritet që rruga të hapet brenda pak ditësh, por sërish kërkon mirëmbajtje, pasi numri i turistëve në verë trefishohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?