Dy minuta nga fundi fundoset Interi prej Juventusit

Ashtu siç pritej, Inter-Juve ka qenë një ndeshje ku spektakli nuk ka munguar. E fati i ndeshjes është përcaktuar vetëm në minutat e fundit, ku Juventus ka përmbysur gjithçka ndërsa luheshin minutat e fundit të kohës së rregullt.

Takimi filloi më mirë për bardhezinjtë, që u shfaqën më kërkues dhe arritën të gjejnë edhe golin e avantazhit, në minutën e 13’, kur Douglas Costa shfrytëzoi një rreshtim të gabuar të Candrevësh dhe ndëshkoi Handanoviç.

Vetëm dy minuta më pas, gjithçka u komplikua për Interin, pasi mesfushori uruguaian Vecino, në një top të diskutueshëm me Mandzukiç, shkel me takë kroatin dhe pas VAR-it, Orsato vendos t’i tregojë kartonin e kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga ai moment loja tënsionohet dhe arbitri detyrohet të ndëshkojë disa futbollistë të bardhezinjve, pasi vendosi që në fillim që të veprojë me dënim maksimal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Loja vijoi të jetë e tensionuar, teksa zikaltrit patën pretendimet e tyre edhe në 2-3 raste ndërshyrjesh të gabuara, por të gjykuara si të rregullta nga Orsato. Gjatë 6 minutave shtesë në pjesën e parë, Juventusi shënon edhe një tjetër gol, por që u anulua nga VAR, pasi ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje. Nga ana tjetër, Interi rrezikoi në dy raste me Candrevën, por Buffon ishte në lartësinë e duhur për të shmangur golin.

Zikaltrit nuk dorëzohen gjithsesi dhe kërkojnë golin e barazimit, që e gjejnë në minutën e 52-të, kur Icardi devijon në rrjetë një top të krosuar në zonë nga portugezi Joao Cancelo. Në minutën e 58’, “San Siro” ulëret sërish, këtë herë pasi Orsato vendos të falë Miralem Pjaniç, që kishte një karton të verdhë dhe nuk merr të dytin, ndonëse ndërhyrja ndaj Rafinhës ishte vërtetë e ashpër.

Në minutën e 65-të tifozëria zikaltër do të kalonte sërish në delir, pasi Perisiç bën gjithçka mirë në krahun e majtë, futet në zonë dhe kërkon pasimin për Icardin, por Barzagli ndërhyn më përpara dhe devijon topin në rrjetën e Buffon. Zikaltrit nuk e besojnë ende, pasi me një lojtar më pak, sapo kanë përmbysur rezultatin, ndërsa në krahun tjetër, Allegri kryen të 3 zëvendësimet, duke hedhur në fushë Dybalën, Bernardeschin dhe Bentancour, ndërsa pikërisht argjentinasi i afrohet golit të barazimit me goditje dënimi, por Handanoviç bën mrekullinë, duke grushtuar.

Gjithsesi barazimi për skuadrën e Allegrit vjen në minutën e 87’, kur Cuadrado bën gjithçka mirë në zonë dhe kthen një pasim drejt qendrës, që Skriniar e devijon në rrjetën e Handanoviç. Vetëm dy minuta më pas, është Higuain që shënon golin e avantazhit për bardhezinjtë, pasi sheh sërish Santon të gabojë dhe rikthen edhe njëherë Juventusin në avantazh.

Fitorja e bardhezinjve është një hap drejt titullit, duke mos i dhënë mundësinë Napolit, që luan nesër kundër Fiorentinës, që t’i marrë vendin e parë./tch/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?