Dy muaj pasi e miratoi në Kuvend, Rama rishikon buxhetin 2021, rrit të ardhurat me 90 milionë $. Shtohet fondi rezervë dhe shpenzimet

Dy muaj pasi u miratua në kuvend, qeveria ka rishikuar me rritje buxhetin e vitit 2021 me një akt normativ. Sipas këtij akti, i publikuar në fletoren zyrtare qeveria ka rritur buxhetin si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve. Parashikimi i të ardhurave krahasuar me buxhetin fillestar është rritur me 1.8% ose 90 milionë dollarë, duke arritur në 4,87 miliardë dollarë. Shtesa e rritjes së të ardhurave parashikohet të mbulohet tërësisht nga të hyrat tatimore.

Në të njëjtin nivel janë rritur edhe shpenzimet e pritshme që kanë arritur në 5.96 miliardë dollarë. Sipas ndryshimeve të bëra në aktin normativ, qeveria ka vendosur të rrisë buxhetin për fondin Rezervë me rreth 10 milionë dollarë, duke e çuar atë në total në 50 milionë dollarë.

Në rritje janë dhe shpenzimet që do të mbulohen nga shtimi i financimit të brendshëm po me rreth 30 milionë dollarë gjithashtu rreth 20 milionë dollarë i janë shtuar dhe fondit social. Ky është akti i parë normativ për ndryshimin e buxhetit 2021, ndërsa buxheti i vitit të shkuar u ndryshuar 4 herë për shkak të pandemisë.

Të ardhurat buxheti 2021 4,79 mld usd
Të ardhurat akti normativ 4,87 mld usd

Shpenzimet buxheti 2021 5,87 mld usd
Shpenzimet akti normativ 5,96 mld usd

SHKARKO APP